Aktualitet
Porti i Durrësit/ Alibeaj: Pse rezulton e regjistruar në ishujt Kajman
Deputeti i Partisë Demokratie Enkelejd Alibeaj ka shtruar pyetjen se përse një nga kompanitë që ka lidhje me projektin e Portit të Durrësit rezulton e regjistruar në ishujt Kajman. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj tha se këtë informacion, kryesisht për ndryshimin e emrit të kompanisë, e ka marrë në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare të Bizniesit. Përgjigjia që mori, ishte se kjo kompani është e regjitruar në Emiratet e Shtetet të Bashkuara Arabe, nën kompanitë e grupit Emaar.
Pjesë nga biseda:
Enkelejd Alibeaj: Pyetja tjetër, në maj të vitit 2021 është themeluar në QKB një shoqëri me capital 10 mijë lekë, e cila ka qenë në pronësi të një shoqërie tjetër, Simphony Invest Limited, kjo e dyta më rezulton se, e para, nuk është drejtpërdrejt e Emaar siç u tha, dhe e dyta, që ka qenë e regjistruar në ishujt Kajman. Ka një përgjigje se përse na rezulton një shoqëri e regjistruar ne offshore. Përse është prnuar një shoqëri e regjistruar në parajsat fiskale dhe nuk është kërkuar Emaar?
Ereni: Ky është një pjesë e informacionit që gjendet në QKB. Është një nga nënshkruesit e marrëveshjes kuadër, siç u parashtrua këtu, Alabbar është themelues i Emaar group, por një biznes i këtij kalibri, është titullat edhe i Eagle Hills apo Simphony Limited që përmendët. Nëse lexoni, ju skematizon mënyrën se si është realizuar me qëllim ofrimin e të gjithë garancive të nevojshme dhe kuptojmë dy elemetë, pronarët përfitues të entitetit që do të investojnë në marinën e Durrësit janë të caktuar me dispozitë. Është Alabbar dhe familjarët e tij. Kompania është Eagle Hills, skema është kjo këtu dhe nuk ka asgjë të padeklaruar apo offshore. Në mënyrë të shkurtër po bëj një lexim të shpejtë. Kjo kompani është në pronësi të plotë të një kompanie të regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në pronësi të Alabbar dhe të një pjese të familjarëve të tij. Emri i kompanisë ka ndryshuar dhe është paraqitur në QKB. Nuk e ka në dorë askush këtë gjë përveç pronarit. Unë ju dhashë përgjigje për pronarët përfitues.