Aktualitet
Po mbytej në lumin Kir, FNSH operacion për shpëtimin e qytetarit
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shpëtuar një person në lumin Kir, i cili rrezikonte të mbytej. Mësohet se personi ka tentuar të kalojë nga njëri krah i lumit në tjetrin, por rritja e nivelit të ujit si pasojë e reshjeve e ka vënë në rrezik.
Banorët e zonës kanë dhënë alarmin dhe kanë lajmëruar FNSH-në. këta të fundit kanë ndërhyrë dhe e kanë shpëtuar personin në fjalë.