Connect with us

Bota

Sulmi terrorist/ Hakmerret Turqia, arrestime edhe në Bullgari

Pas sulmit terrorist me 6 viktima dhe 83 të plagosur, ka ardhur dhe reagimi i Turqisë ndaj kurdëve. Për shkak të bombardimeve ndaj objektivave kurde në Siri, numri i të vdekurve raportohet të paktën 32. Kjo konsiderohet hakmarrja më e ashpër e Ankarasë pas sulmit që goditi Istiklalin, arterien qeëndrore dhe shumë të ngarkuar të Stambollit.

Kurdët ndërkohë po bëjnë thirrje për një armëpushim, teksa sipas një dëshmitari, Turqit bombarduan 5 lokacione në Siri.

Ndërkohë në Bullgari ka patur arrestime që lidhen me sulmin terrorist në Turqi. Personat e arrestuar akuzohen për krijimin e bandave të armatosura dhe se kanë dhënë ndihmë logjistike për atentatin. Ndërkohë, të premten, një gjykatë turke ka paditur 17 të dyshuar me akuzat për sulm ndaj unitetit të shtetit, vrasje dhe tentativë vrasje.

Agjencia e lajmeve Anadolu tha se gjykata liroi tre të dyshuar të tjerë nga paraburgimi në pritje të gjykimit dhe urdhëroi dëbimin e 29 personave që u arrestuan nga policia.

Autoritetet turke fajësuan Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, si dhe grupet kurde siriane të lidhura me të.

Bota

Mbyllet votimi në Itali, fillon numërimi, udhëheq partia e Melonit

Votimi ka përfunduar në Itali për zgjedhjet europarlamentare. Ndërkohë ka filluar numërimi.

Sipas exit polleve të Rai, partia e kryeministres Meloni, Fratelli d’Italia konfirmohet si partia e parë midis 26-30% e ndjekur nga Partia Demokratike e cilan kalon mbi 20%. Më pas vijnë Forza Italia 9% dhe Lega Nord 8-10%.

Hungari/ Orban mbetet i pari, por opozita i afrohet ndjeshëm gati për ta sfiduar

1717967068_orban.JPGNë zgjedhjet europarlamentare të mbajtura edhe në Hungari, partia e Victor Orban projektohet fituese.Megjithatë krahasuar me zgjedhjet e tjera ajo ka një rënie me 9%.Për momentin partia e kryeministrit në pushtet, Fidesz projektohet me 44% të votave, e ndjekur nga forca politike Tisza e lindur pak kohë më parë me 32% të votave, parti e cila udhëhiqet nga ish-aleati i Orban, Petet Magyar. Ndërsa partitë e tjera janë nën 10%.

Partitë Social Demokrate kryesojnë në Suedi e Rumani

1717964651_tyukrutyuyu.JPGPartia Social Demokrate kryeson në Suedi me 23.1% dhe koalicioni midis socialdemokratëve dhe liberalëve ka 54% të votave të Rumani.Shifrat e mësipërme janë publikuar nga Parlamenti Europian.

Në Suedi Partia e Moderuar ka 17.3% të votave, Partia Mjedisore me 15.7%, Demokratët Suedez (SD) me 13.9% dhe Partia e Majtë me 10.7%.

Ndërsa në Rumani në vend të dytë është partia e ekstremit të djathtë Aur, me 14%.

Von der Leyen për PPE: Fituam zgjedhjet, do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremistëve të djathtë dhe të majtë

1717962982_trjrjtrjtr.JPGPartia Popullore është “forca më e madhe në Parlamentin Evropian dhe asnjë mazhorancë nuk mund të formohet pa PPE. Ne do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremistëve të majtë dhe të djathtë. Do t’i ndalojmë”.

Kështu kandidatja kryesore e EPP-së Ursula von der Leyen tha mbrëmjen e sotme.

“Ne i fituam zgjedhjet evropiane. Jemi partia më e fortë, spiranca e stabilitetit dhe ky është një mesazh i madh”,- nënvizoi ajo.

Votimet në Greqi/ Nea Demokracia projektohet me 7 deputet në parlamentin europian, Fredi Beleri siguron një vend si i treti

Numërimi i votave për zgjedhjet europarlamentare në Greqi ka shkuar në 87%. Deri më tani Nea Demokracia, partia në pushtet projektohet fituese me 7 vende në parlamentin europian e ndjekur nga SYRIZA me 4.

Kandidati i tretë më i votuar për NeaDemokracia, projektohet Fredi Beleri, i cili me këtë rezultat siguron një vend në parlamentin europian.

Duhet thënë se për momentin, në përditësimin e fundit sipas mediave greke deri në 22:47 ishin numëruar 90% e votave për partitë pjesëmarrëse, ndërsa për deputet janë numëruar vetëm 22% e votave.

Continue Reading

Bota

Macron shpalli zgjedhje të parakohshme në Francë, Le Pen: Jemi gati të marrim pushtetin

Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen ka përshëndetur vendimin e presidentit Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme.

“Ky votim historik tregon se kur njerëzit votojnë, njerëzit fitojnë. Ne jemi gati të marrim pushtetin nëse francezët na japin besimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme kombëtare.

Ne jemi të gatshëm të ushtrojmë pushtetin, t’i japim fund migrimit masiv, t’i japim përparësi fuqisë blerëse, të gatshëm për ta bërë Francën të jetojë përsëri,” theksoi ajo.

Presidenti Macron ka njoftuar përmes një deklarate se po shpërndan Asamblenë Kombëtare dhe do të thërrasë zgjedhje të parakoshme më 30 qershor dhe 7 korrik.
Presidenti francez tha se nuk mund të pretendojë se asgjë nuk ka ndodhur. Rezultati i zgjedhjeve të BE-së nuk është i mirë për qeverinë e tij dhe se rritja e nacionalistëve është një rrezik për Francën dhe Evropën.

“Kam vendosur t’ju kthej zgjedhjen e së ardhmes sonë parlamentare përmes votimit. Prandaj po shpërndaj Asamblenë Kombëtare. Votimi do të bëhet në dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik”, tha ai.

Continue Reading

Bota

Orban: Paqja në Ukrainë varet nga zgjedhjet evropiane dhe amerikane

Konflikti ukrainas mund të zgjidhet nëse “forcat paqeruajtëse” fitojnë zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara, deklaroi kryeministri hungarez, Viktor Orban.

‘’Paqja në Ukrainë mund të arrihet në dy faza”, tha Orban, duke vënë në dukje se tema kryesore e zgjedhjeve të Parlamentit Evropian që po zhvillohen në të gjitha vendet e BE-së është çështja e luftës dhe e paqes.

‘’Në muajin nëntor zgjedhjet presidenciale do të mbahen në Shtetet e Bashkuara. Kjo është faza e dytë,” shtoi ai, duke theksuar se nëse zgjedhjet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara fitohen nga njerëz që e duan paqen, atëherë paqja mund të mbretërojë në Ukrainë.’’, shtoi ai.

Continue Reading

Bota

Hakmarrje për mbeturinat nga Pheniani, Koreja e Jugut do të rinisë transmetimet me altoparlant përtej kufirit

Koreja e Jugut ka thënë se ka rinisur përhapjen e materialeve propaganduese me altoparlant kundër Koresë së Veriut – për herë të parë pas gjashtë vjetësh – si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Phenianit, i cili ka nisur balona të mbushura me mbeturina përtej kufirit.

Më shumë se 300 balona të mëdha janë regjistruar të shtunën dhe të dielën në Korenë e Jugut, të mbushura me mbeturina prej letre dhe plastike.

Koreja e Veriut nuk ka reaguar ende, mirëpo Phenani e konsiderohen përhapjen e materialeve propaganduese si akt lufte dhe ka kërcënuar në të kaluarën.

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut besohet se ka dërguar të paktën 200 balona të tilla me mbeturina drejt jugkoreanëve, si hakmarrje për fletëpalosjet me materiale propaganduese që janë përhapur prej Koresë së Jugut.

 

 

Koreja e Jugut ka thënë se në mbeturinat nëpër balona nuk janë gjetur materiale të rrezikshme.

Në mesin e materialeve që përhapen me altoparlant në zonat kufitare përfshihen lajme prej dy rajoneve, si dhe informacione për demokracinë dhe jetën në Korenë e Jugut.
Ushtria jugkoreane pretendon se këto transmetime mund të dëgjohen deri në 10 kilometra përtej kufirit gjatë ditës, dhe deri në 24 kilometra larg gjatë natës.

Dy Koretë janë ndarë prej Luftës Koreane, që ka përfunduar më 1953.

Ato nuk kanë nënshkruar traktat të paqes, prandaj teknikisht janë në luftë qysh atëherë./REL

Continue Reading

Bota

U zhduk gjatë pushimeve në ishullin grek të Symit/ Gjendet i vdekur gazetari i BBC

Gazetari i BBC, Michael Mosley, i cili kërkohej prej së mërkurës, pasi u zhduk në rrethana të mistershme, u gjet në zonën Agjia Marina të ishullit grek Simit, ku ishin përqendruar edhe kërkimet e ekipeve të ndihmës së shpejtë.

67-vjeçari, ishte larguar në mesditë nga shtëpia e miqve ku ndodhej për të shëtitur dhe më pas nuk u kthye më.

Për gati 100 orë të afërmit dhe ekipet e shpëtimit kanë kërkuar në zona të ndryshme të ishullit por vetëm mëngjesin e së dielës është gjetur trupi pa jetë i tij.

Pritet edhe raporti i mjekut ligjor që të zyrtarizojë vdekjen e tij e cila duket se është shkaktuar nga rënia e tij nga një shkëmb prej një lartësie të konsiderueshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING