Aktualitet
Moti i keq ‘paralizon’ tragetet dhe anijet
DURRËS- Anijet e peshkimit dhe tragetet kanë ndërprerë aktivitetin e tyre prej tre ditësh për shkak të motit të keq që ka pushtuar vendin dhe ka shkaktuar përmbytje në disa qarqe. Porti i Durrësit do të vijojë të jetë i monitoruar në masa të rrepta për sigurimin e anijeve që ndodhen të akostuara në kalatat portuale, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.
Sipas burimeve, përmirësimi i kushteve të motit pritet pas orës 10:00 të datës 23 nëntor 2022 dhe deri atëherë situata do të jetë në monitorim.
Tragetet që operojnë me linjën Durrës-Bari dhe anasjelltas, kanë mbërritur në Portin e Durrësit sipas parashikimeve. Nisjet mbrëmjen e kaluar nga të dyja anët e Adriatikut janë bërë më herët se parashikimi, me qëllim mbërritjen më herët në Portin e Durrësit/Barit, kjo si rrjedhojë masava të mara nga autorietet detare dhe njoftimit për rritjen e forcës së detit, erës dhe lartësisë së dallgëve në det të hapur (DPD, 21.11.2022: Duke filluar nga mesnata era do të jetë me drejtim Jug-JugPerëndim.