Aktualitet
Vdekja e të moshuarës/ E mbuluar me plastmas dhe brenda zetorit…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Lezhë për shkak të përmbytjeve.
Nga mediat bëhet me dije se një grua e moshuar ka ndërruar jetë, por për shkak të motit të keq, familjarët nuk kanë mundur ta përcjellin në banesën e fundit ditën e djeshme, kjo pasi rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj në Njësinë Administrative Balldren është e bllokuar nga uji e për rrjedhojë nuk mund të kalohet me mjete të vogla.
Mësohet ndër të tjera se është dashur që arkëmorti të futet në një mjet bujqësor dhe më pas të kalohet në mes të rrugës në arkivol dhe makinën e funeralit.
Kujtojmë se reshjet e dendura dhe shtrëngatat kanë sjellë përmbytje në vend duke bërë kështu që shumë toka bujqësore të jenë nën ujë, dhjetëra familje janë evakuuar.