Kronike
Droga në Fier/ SPAK jep detaje nga operacioni
TIRANË– 430 kg kokainë, që nëse do të dilte në treg do të kushtonte 40 mln euro është sekuestruar, e ndërsa në pranga ka rënë edhe një nga porositësit e kësaj sasie që është Zenel Cervanakut nga Tirana. Një operacion i bërë nga SPAK, autoritetet malazeze dhe DEA amerikane ka çuar në pranga 10 persona të akuzuar për “grup të strukturuar kriminal”, e ndërsa 1 tjetër është në kërkim. Zenel Cervanaku, mendohet të jetë vëllai i Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Farkullit, edhe ky i fundit i arrestuar, pasi banesa e tij në Fier ishte shndërruar në një laborator droge.
Itinerari
Sasia me pleh-kimik ku ishin fshehur 430 kg kokainë është ngarkuar në muajin maj 2022 në kontejner në Kolumbi dhe nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi ku ka mbërritur në fillim të korrikut 2022. Prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi dhe në Shqipëri është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.
Gjatë gjithë kohës, kjo ngarkesë është mbajtur 24 orë nën vëzhgim nga autoritetet. Kjo me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të “ngarkesës” brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për mbajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me “pleh-organik”, dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi.
Nga vëzhgimi ka rezultuar se droga ishte zhvendosur në ambiente të ndryshme në Shqipëri, nga ku dje (24 nëntor) është bërë i mundur edhe sekuestrimi i saj në Farkë të Madhe në Fier. Në total janë kontrolluar 14 ambiente në Tiranë, Lushnje, Fier dhe 10 në pranga, 1 në kërkim.
Kush janë të arrestuarit
Në pranga ka rënë Zenel Cervanaku, i cili është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine. Gjithashtu është arrestuar edhe Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Farkullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati. Gjithashtu si pjesë e laboratorit të kokainës në Fier janë arrestuar, Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë dhe Redion Meshi, 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën armët. Ato u arrestuan dje në Tiranë me pistoleta dhe kallashnikovë, pasi kanë dalë në përgjime dhe po mbaheshin në vëzhgim. Janë arrestuar edhe Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Ende është e paqartë se cili ka qenë roli i tyre në këtë veprimtari. Nga ana tjetër, në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu
Çervanaku hapi kompaninë e tregtimit të plehrave kimike 5 muaj para se të nisej kokaina nga Kolumbia
Për të porositur drogën nga Kolumbia, Zenel Çervanaku i kishte marrë masat që në krye të herët. Në 19 janar 2022, pra 5 muaj para se të ngarkohet droga në Kolumbi, Çervanaku hapi edhe një kompani që merret me tregtimin të plehrave kimike. Ky detaj ndihmon për të kuptuar arsyen se përse sasia e kokainës ishte e fshehur në thasë me plehra kimik. Siç bëhet e ditur, droga ishte fshehur në 20 paleta me rreth 24 ton “pleh kimik”. Në skanerin e Portit të Tivarit, sasia e ngarkesës me pleh kimik, doli e pastër, mirëpo pas dyshimeve, u bë kontrolli fizik ku u zbulua droga, por u la të shkonte në destinacionin përfundimtar për të shkuar deri te porositësi.
Laboratori i drogës në Fier, SPAK: Porosia u bë që prej muajit maj! Në plehun organik të sekuestruar kishte 430 kg kokainë
Në një deklaratë për media për operacionin e bërë dje në laboratorin me drogë në Fier SPAK u shpreh se porosia është bërë që në maj të 2022 dhe në plehun organik ishin 430 kg kokainë! SPAK nënvizon se plehu organik u porosit nga Shqipëria dhe do të transportohej me anije nga Kolumbia përmes Portit të Pireut të Greqisë ku u mor nga porositësi shqiptar.
“Ky procedim është hetuar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në bashkëpunim me autoritetet malazeze, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit, referuar informacioneve që disponoheshin lidhur me një ngarkesë të dyshimtë me “pleh-organik” artificial, e cila ishte paketuar dhe ngarkuar në një kontejner që do transportohej me anije nga Kolumbia, përmes Portit të Pireut/Greqi, me destinacion tranzit portin Bar/Malin e Zi, për marrës një shtetas nga Shqipëria.
Nga verifikimet e kryera rreth shtetasit shqiptar, rezultoi se në fillim të vitit 2022, kishte regjistruar një biznes në emër të tij me objekt të aktivitetit, ndër të tjerave edhe “Import-eksport dhe tregtim me shumicë e pakicë të plehrave kimike dhe mallrave të ndryshme, me adresë në Tiranë.
Më konkretisht sasia me “pleh-organik”, në muajin maj 2022 pasi ngarkohet në kontejner, nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi. dhe ka mbërritur në fillim të korrikut 2022. e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar është transportuar me kamion në muajin shtator 2022. Pasi është zhdoganuar ngarkesa me “pleh-organik”, nën koordinimin e vazhdueshëm të personave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme në Shqipëri, dhe ditën e djeshme më datë 24 nëntor 2022, është bërë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese në Farkë të Madhe Fier.
Për interesa të këtij procedimi penal rezulton se Prokuroria e Posaçme, krahas veprimeve hetimore, ka pranuar kërkesën e autoriteteve malazeze të drejtësisë, duke autorizuar kryerjen e veprimit simuluese atë të “dorëzimit të kontrolluar”. me qëllim dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal, identifikimin e grupit të personave që kanë organizuar dhe financuar blerjen e ngarkesës, kanë mundësuar përzierjen, blerjen e sasisë së dyshuar të lëndës narkotike të llojit kokainë në Kolumbi, si dhe kanë mundësuar transportimin e saj deri në Shqipëri.
Me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit rreth hapjes në Shqipëri të kompanisë që do realizonte transportimin dhe marrjen në dorëzim të “ngarkesës” brenda të cilës dyshohej se është përzier lënda narkotike e llojit kokainë, pagesat e realizuara për blerjen, transportimin dhe zhdoganimin e saj, personat që do kujdeseshin për pritjen dhe marrjen në dorëzim të ngarkesës në Shqipëri, personat që do kujdeseshin për muajtjen, magazinimin dhe ekstraktimin e lëndës së dyshuar narkotike nga sasia me “pleh-organik”, dhe kush ishin personat e specializuar që do mundësonin kryerjen e këtij procesi, janë autorizuar nga Gjykata e Posaçme gjitha veprimet mbi aplikimin e mjeteve të kërkimit të provës.
Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar provat materiale si më poshtë vijon:
15,910 Euro;
3 armë zjarri automatik kallashnikov;
3 armë zjarri të llojit pistoletë
108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm:
18 aparate telefonash celulare
5 automjete
2 laptop
2 arme gjahu
20 paleta me rreth 24 TON “pleh artificial”, brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 MILION euro.”- tha prokurori.
Laboratori i drogës në Fier/ Zenel Çervanakut, porositësi i 400 kg kokaine, në janar 2022 hapi kompaninë për tregtim të plehrave kimike
Detaje të reja kanë dalë në dritë që ndihmojnë për të zbardhur më të plotë 400 kg kokainë dhe laboratorin e kokainë të zbuluar në Fier. Nga sa raportuar mediat malazeze porositësi është Zenel Çervanaku. Ky i fundit ka një kompani të më 19 janar 2022 që merret me tregtimin të plehrave kimike. Ky detaj ndihmon për të kuptuar arsyen se përse sasia e kokainës ishte e fshehur në thasë me plehra kimik.
“Import-eksport dhe tregtim me shumice e pakice te plehrave kimike dhe mallrave te ndryshme ku përfshihen: lule dhe peme dekorative, fidane të ndryshme, fruta dhe perime të freskëta, fruta të thata, fruta ekzotike, mallra ushqimore të freskëta, të paketuara, të përpunuara, ushqim për bimë dhe pesticide të ndryshme si dhe import qymyri i përpunuar”, është fusha e veprimtarisë së kompanisë së Çervanakut të regjistruar në QKB.