Kronike
Kokaina në Fier/ Kush është 32-vjeçari që u arrestua në Tiranë
Klajdi Vrioni (Kodra) është 32-vjeçari, i cili u vu në pranga si pjesë e laboratorit të kokainës në Fier nuk është emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, atentate dhe plagosje dhe plagosje.
Ai është djali i ish-qitëses së mirënjohur shqiptare, Lindita Kodra. Një ditë më parë u arrestua në Tiranë pasi u kap bashkë me 3 të tjerë me armë në makinën tip ‘Range Rover’.
Më 27 maj të vitit 2021 plagosi me armë zjarri 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri.
Në gusht të 2017, Kodra u arrestua si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Lorenc Hoxhës, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat. Konflikti ndodhi për hasmëri.
Në vitin 2010, rezulton i përfshirë në një plagosje të dyfishtë, të ndodhur në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto”. Të plagosur asokohe mbetën dy vëllezër, Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç.
Në vitin 2016, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, Kodra ka plagosur, duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit me sende të forta shtetasin Flamur Cullhaj, 39 vjeç i dënuar më parë. Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër.
Ndërkohë, në vitin 2013, në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë, pas një konflikti të çastit.