Connect with us

Politike

Zgjedhjet lokale/ Alibeaj prezanton kandidatin e parë

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar ditën e sotme kandidatin pet zgjedhjet lokale të 14 majit. Në Mallakastër, sot Alibeaj prezantoi Agron Kapllanajn, për të cilin tha se është i ndershëm dhe di si ti trajtojë njerëzit. Më tej, ai shtoi se të gjithë e kanë parë gjatë periudhës 2015-2019 sesi Kapllanaj nuk bëri asnjë diskriminim për të majtët dhe të djathtët.

“Si mundet një regjim me patronazhistë, një regjim që rreshton të gjithë bandën për të bërë vota për pushtetin? Ka vetëm një mënyrë. E para njeri është të jesh njeri i lirë. E dyta, me moral. Pse ikin njerëzit sot? Sepse ende nuk kemi mundur si opozitë t’u japim arsyen për të mos e blerë atë biletë për të ikur. Agron Kapllani nuk premtoi në 2015 vende pune, por tha “I barabartë gjithkush”. Kjo është të jesh i moralshëm, i ndershëm në dhënien e shërbimit. E dyta, me alternativë. Mund të jesh i ndershëm, mund të jesh i sinqertë, por duhet të kesh alternativë. Çfarë do bësh ti për qytetin, për bashkinë? Në rastin e Agron Kapllanit kjo është e tejkaluar sepse ka pasur nga 2015-2019 për ta parë si e trajton qeverisjen ndaj njerëzve pa bërë asnjëlloj dikriminimi, as për të majtë, as për të djathtë”, tha Alibeaj.

Alibeaj ka bërë të ditur se ka gati një pjesë të emrave me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit. I vetmi i zyrtarizuar nga grupi i Alibeajt është Kapllanaj, që ka zyrtarizuar kandidaturën për Mallakastrën.

Advertisement