Connect with us

Kronike

Baste sportive nga celulari, arrestohet 19-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka goditur ditën e sotme një rast të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në vijim të operacionit policor të koduar “Lojtari”, ku ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka proceduar 4 të tjerë. 19-vjeçari i arrestuar me iniciale H. H. dyshohet se në një lokal në fshatin Dyshnik të Beratit vendoste baste sportive përmes aparatit celular. Të riut iu sekuestruan 5 aparate celularë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë goditjet nga Komisariati i Policisë Berat, të rasteve të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në vijim të operacionit policor të koduar “Lojtari”. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë që vinin baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Sekuestrohen aparatet celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në vijim të operacionit të koduar “Lojtari”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: H.H., 19 vjeç, banues në Dyshnik, Berat, pasi në një lokal në fshatin Dyshnik, Berat, të cilin e administronte, u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi K.L., 38 vjeç, (administrator lokali), banues në fshatin Lapardha, dhe tre shtetas të tjerë, (klientët e lokalit), pasi në ambientit e lokalit u kapën duke vendosur baste sportive nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 aparate celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement