Connect with us

Rajon

Sarajeva, qyteti më i ndotur në Europë

Me një indeks prej 176, Sarajeva është qyteti i tretë më i ndotur në botë, pas Lahore, në Pakistan dhe New Delhi në Indi

Të dielën në mëngjes, Sarajeva regjistroi një përqendrim të grimcave PM2.5 17.8 herë më të lartë se vlera e udhëzimit vjetor të cilësisë së ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në përgjithësi Ballkani është keq me parametrat. Beogradi, kryeqyteti i Serbisë, vjen në renditje menjëherë pas Sarajevës.

Por nuk është hera e parë që kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës përfundon në “lajmet e krimit mjedisor”.

Në dhjetor 2018, Sarajeva doli të ishte kryeqyteti më i ndotur në planet, me mbi 3300 viktima – vdekje të parakohshme – të shkaktuara nga ekspozimi ndaj grimcave ndotëse.

Po pse kjo ndotje në Sarajevë?

Sipas ekspertëve, për të gjitha fajet do të ishte pellgu në të cilin ndodhet qyteti – ku u mbajtën Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1984 – dhe që do të bënte që i gjithë smogu të derdhej në Sarajevë.

Ky nuk është (vetëm) një problem i ndotjes “njerëzore” – shpjegojnë ekspertët, pasi të njëjtat të dhëna kanë të bëjnë edhe me qytetet boshnjake shumë më të vogla se Sarajeva, si Zenica dhe Tuzla. Në realitet është edhe diçka tjetër…një minierë qymyri në Tuzla, 100 km nga Sarajeva.

Advertisement