Politike
Shembja e ‘Prestige’, Berisha: Rama do paguajë nga xhepi dëmet
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar shembjen e resortit “Presige Resort”. Në një prononcim për mediat, të një deklarate pas seancën plenare sot, kryedemokrati deklaroi se çdo dëm që i bëhet mediave të lira në vend do të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë. Por me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do kalohet ligji që fatura t’i shkojë dëmtuesit, në këtë rast sipas Berishës, kryeministrit Edi Rama.
“Kjo që ndodh sot, një indicie, se sot është ditë re veçantë, se një burrë i një vendi të madh, viziton vendin, ndërsa fadromat e hakmarrësit primitiv të vendit, i futen një resorti ku PS ka zhvilluar me dhjetëra aktivitete elektorale. Këta janë kategori njerëzish që meritojnë çdo fjalë. Një gjë ju siguroj se do jenë shqiptarët ata që do pagujanë urrejtjen e këtij karakteropati, siç paguan me Agonin, apo me raste të tjera. Në këtë rast do i paguhen një për një, jo nga xhepi, ndonëse ne do bëjmë ligjin që çdo arbitrazh i çdo akti jashtë kushteve ligjore, të dëshpërohet nga Rama dhe Balluku. Kjo që ndodh është dëshmi e shëmtuar se si të shuajmë mediat. I mori dhe i çoj Arapin e zi, te Ora, çoi Farudinin e famshëm. Ky është njeri i çmendur nga fobia. Ai jeton i tmerruar për shkak të vjedhjeve që ka bërë. Ka firmosur jo si kryeministër, por si kryetar i një organizate kriminale dhe s’do të shpëtojë. Le të bëjë gjithçka, opozita shqiptare do e hedhë atë tej”, tha Berisha.