Connect with us

Politike

Kalaja thirrje Alimehmetit: Tërhiqu nëse ke dinjitet

TIRANË– Adriana Kalaja, një nga 7 kandidatet e PD-së në primaret për Tiranën i ka kërkuar mjekut Ilir Alimehmeti që të tërhiqet nga gara dhe të lërë Belind Këlliçin që të nisë betejën kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për zgjedhjet lokale. Në një prononcim për OraNews, Kalaja thotë se nuk është në interesin e PD-së që gara të shtyhet akoma, por duhet mbyllur që sot.

“Sot për interes të PD-së duhet të mbyllet gara. Nuk duhet të ketë balotazh. Nëse do të isha në vend të dytë do të kërkoja dorëheqjen dhe nëse ka pak dinjitet zoti Alimehmeti duhet ta bëjë. Me pikët që ka fituar, Belind Këlliçi është fitues real dhe moral Unë po të isha në vend të dytë nuk do e çoja prapë PD-në në balotazh. Nga sot duhet të përgatitemi për 14 majin. Për mua Belindi është fitues dhe unë nuk kam asnjë dyshim në këtë pike,”- thotë Kalaja.

Tirana pritet të shkojë në balotazh. Nga procesi i djeshëm, gara përfundoi në balotazh pasi Belind Këlliçi arriti të sigurojë 4040 vota, por nuk e kaloi pragun 50% që nevojitet për të fituar primaret. Ndërsa mjeku Ilir Alimehmeti është i dyti në listë me 2196 vota.

Advertisement