Politike
SAMITI/ Firmoset marrëveshja për ‘Roaming’
Dita e sotme është historike për vendin tonë, pasi për herë të parë në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Një samit i përmasave të tilla nuk është organizuar asnjëherë në vendin tonë, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët europainë. Madje është hera e parë që ky samit do të zhvillohet jashtë një vendi të unionit.
Samiti i BE në Tiranë, nënshkruhet marrëveshja ‘roaming’, tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në BE
Është nënshkruar marrëveshja e tarifave roamning mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Kjo marrëveshje parashikon tarifa më të ulëta për qytetarët e Ballkanit në vendet e unionit. Marrëveshja do të nisë zbatimin nga 1 tetori 2023.
