Connect with us

Politike

Samiti/ Edi Rama josh gazetarët e huaj

TIRANE- Kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me gazetarët evropianë që kanë mbërritur në Shqipëri për të pasqyruar punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Rama tha se për të mirëpritur miqtë, Shqipëria “nxorri diellin” ndërsa kur u pyet për një çështje që nuk u dëgjua me mikrofon, Rama i këshilloi të mos konsumonin të gjithë sasinë e verës që iu ofrua në mëngjes, duke tentuar të krijojë një marrëdhënie preferenciale me ta.

Edi Rama: Mendoj se është sinjal i duhur i vetëdijes për BE. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor saç ka nevojë BP për BE. Deri dje kishim një mot si në BE, por nuk mund t’ju mirëprisnim me atë mot dhe sollëm diellin për ju. është një çështje për Serbinë dhe Kosovën, nëse do të zgjidhej sot unë do isha shumë krenar. është e vështirë, kërkon kohë, por BP dhe shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë në historinë e tyre. është një dallim i madh, këtu është rock&roll, në Bruksel është vetëm simfoni. I patë të gjithë, ishin të lumtur. Nuk më thanë që ka një problem këtë, mos pini të gjithë verën që ju dhamë në mëngjes… është e mirë dhe efikase.

Advertisement