Politike
FOTO/ “Hip Hop” dhe valle tradicionale në samitin e BE

Teksa në protestën e PD ka tensione dhe u qëllua me grusht Sali Berisha, në samitin e BE është një atmosferë tërësisht ndryshe.
Liderët e BE kanë dalë jashtë stadiumit të Air Albania, ku janë mbledhur dhe për foton familjare. Liderët europianë po shijojnë dhe një koncert me valle popullore shqiptare, valle klasike apo edhe “hip Hop”.


Gjatë një performance kërcimi të disa fëmijëve, mes liderëve europianë që kishin veshur petkun e spektatorëve, ata më të entuziazmuarit dukeshin kryeministri i Holandës Mark Rutte, si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel.
Dy liderëve jo vetëm i pëlqeu koreografia, por duket se po i bashkohen me dëshirë kërcimit, me rezultate jo totalisht të pëlqyeshme artistikisht, siç evidenton edhe korrespondenti i Financial Times Henry Foy, që shpërndau në Tëitter videon simpatike, duke shtuar ironik se “ja pse politikanet nuk duhen të kërcejnë, dhe t’ia lënë këtë gjë fëmijëve”.





