Connect with us

Sport

Francës i ndodh e papritura para gjysmëfinales

Mesfushori Aurelien Tchouameni dhe qendërmbrojtësi Dayot Upamecano humbën stërvitjen të hënën ndërsa Franca përgatitet për gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Marokut të mërkurën.

Federata franceze nuk dha asnjë shpjegim për mungesën e tyre, por e përditshmja sportive L’Equipe raportoi se Upamecano kishte një dhimbje të fytit dhe Tchouameni thuhet se ka marrë një goditje në këmbë.

Franca do synojë që të jetë sërish kampione bote, ndaj Marokut “gjelat” janë favoritët kryesorë, por futbolli ka treguar se mund të ketë surpriza.

Advertisement