Kronike
Yuri Kim mesazh politikës
Në një kohë kur po diskutohet për mbarimin e mandatit në janar të ambasadores amerikane në vendin tonë, diplomatja Yuri Kim tha se ajo do jetë këtu për më gjatë, por duke mos dhënë një kohë konkrete se sa do të zgjasë qëndrimi i saj
Gjatë një takimi të nivelit të lartë “Drejt ekselencës gjyqësore”, në ambientet e godinës ‘Poli i Drejtësisë’ në KLGJ, Yuri Kim përsëriti sërish mesazhin e drejtpërdrejtë për politikanët, për të cilët tha se u pëlqen apo nuk ju pëlqen ato do të mbështesin dhe çojnë përpara reformën në Drejtësi.