Connect with us

Kronike

Udhëtonte me makinë me Ulian Shpatarakun/ Policia e Durresit detaje nga arrestimi i Agasit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka finalizuar operacionin policor të koduar “The Wanted”, në kuadër të të cilit është arrestuar Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga SPAK.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Agasi është kapur në Durrës, ndërsa në të njëjtin operacion është arrestuar edhe Ulian Shpataraku, i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e shpallur në kërkim.

Burime të raportimeve për ngjarjen bëjnë me dije se Agasi dhe Shpataraku dyshohet se janë lokalizuar fillimisht në Elbasan, ku ndodheshin së bashku në një automjet. Më pas, ata kanë udhëtuar në drejtim të Durrësit, ku janë ndaluar nga forcat e policisë në zonën e Plepave.

Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted”

 Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Ëanted”.

Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u. Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A.”, njofton policia.

Ndërkohë, dyshohet se Agasi dhe Shpataraku janë lokalizuar fillimisht në Elbasan, ku ndodheshin së bashku në një automjet. Më pas, të dy kanë udhëtuar drejt Durrësit, ku janë kapur nga policia në zonën e Plepave.

Sipas raportimeve, Shpataraku dyshohet se akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, në këtë rast Ergys Agasit.

Shpataraku ka qenë person i besuar i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe dyshohet se ka pasur ndikim të konsiderueshëm brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

Gjatë aksionit janë sekuestruar edhe disa sende personale, mes tyre çanta, por ende nuk dihet se çfarë përmbajtje kanë pasur ato.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e arrestimit dhe rolin që dyshohet se ka pasur secili prej personave në çështjen që po hetohet nga SPAK.

Advertisement