Kronike
Osmani dhe Kurti takim me Escobar
Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është takuar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti dhe kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe Rajon.
Në njoftimin për media të presidencës dhe kryeministrisë theksohet nevoja urgjente e heqjes së barrikadave në veri të vendit dhe qetësimit të situates së krijuar ditëve të fundit.
Një ditë më herët, Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësim të thellë për situatën aktuale dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të barrikadave të ngritura në veri të Kosovës nga serbët local, reagim ky i ardhur pas arrestimit të një ish zyrtari serb të policisë, I akuzuar si nxitës dhe pjesmarrës në sulmet ndaj KFOR-it.
“Ne parapëlqejmë që palët të bëjnë përpjekje të natyrës paqësore dhe që kjo situatë të zgjidhet përmes rrugëve diplomatike”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, teksa shtoi: Ne duam të sigurohemi që të gjitha të drejtat e serbëve do të jenë të garantuara dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë Beogradin për të mbrojtur interesat kombëtare legjitime përsa i përket Kosovës