Connect with us

Kronike

Amerikanët kundër regjimit Iranian

Të enjten, më 8 dhjetor, Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC) organizoi një konferencë kongresionale dypartiake ku morën pjesë 8 senatorë amerikanë, disa ambasadorë dhe ish-senatorë amerikanë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të plotë për kryengritjen e popullit iranian, e cila ka zgjatur pavarësisht shtypjes së rëndë nga regjimi në tre muajt e fundit.

Ata gjithashtu mbështetën dëshirën e popullit iranian për të krijuar një shtet demokratik.

Senatori Bob Menendez, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë tha se eshte i gatshem per te mbrojtur iranianet ne Ashraf 3 dhe se populli duhet te vazhdoje te luftoje represionin e pakuptimte ndaj grave dhe vajzave

Në këtë event morën pjesë edhe disa personalitete të shquara amerikane, ish-senatori dhe kandidati për president Joe Liberman, ish-senatorja Kelly Ayotte dhe ambasadori Marc Ginsberg.

Senatorët dhe pjesëmarrësit amerikanë shprehën hapur qëndrimin e tyre në mbështetje të popullit iranianë dhe guximit të tyrë për të luftuar përballë regjimit iranianë për liri.

 

Advertisement