Kronike
FMN kërkon transparencë
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vene alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare në ekonominë shqiptare dhe kryesisht në stabilitetin fiskal.
Klasifikimi i PPP-ve me nivelin më të lartë të rrezikut për ndikimin në buxhet u bë në Deklaratën e Bordit të Drejtorëve të FMN pas vizitës së stafit teknik të Fondit në Tiranë dhe raportin që e shoqëron këtë deklaratë.
Fondi vuri ne dukje se menaxhimi i investimeve publike ka nevojë për fuqizim. Një numër i madh rekomandimesh nga Vlerësimi i Menaxhimit të investimeve Publike 2016 ende nuk janë zbatuar nga qeveria e Shqipërisë
Sipas Fondit, korniza për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë dobësi të mëdha dhe shtrirja e rreziqeve fiskale të lidhura me këto projekte mbetet e paqartë.
Përafrimi i proceseve PPP dhe investimeve publike, me integrim të plotë në ciklin normal buxhetor mbetet një prioritet urgjent.
Ndwrkaq Raporti i FMN vuri në dukje se Ministria e Financave të Shqipërisë iu ka thënë ekspertëve të Fondit se ka rritur kapacitet në analizat kosto -përfitime të projekteve të reja, PPP, por ka pranuar se nuk po ushtron monitorim të zbatimit të kontratave për arsye të mungesës së burimeve njerëzore.
Më herët Ministria e Financave në raportin e përvitshëm të koncesioneve raportoi se situata kishte dalë nga kontrolli dhe për shumicën e kontratave nuk kishte asnjë informacion. Edhe për kontratat që u raportua informacion, ai ishte shumë i cunguar dhe nuk tregoi në asnjë rast se si po ecën zbatimi i tyre.