Connect with us

Sport

Katar 2022/ Franca “afrikane” kundër Afrikës

13 lojtarë të Kombëtares së Francës, saktësisht gjysma e ekipit që do të jetë i pranishëm në stadiumin “Al Bayt” për gjysmëfinalen me Marokun, kanë rrënjë afrikane dhe gërshetuar kjo statistikë me atë të 14 marokenëve të lindur në Europë, kjo ndeshje bëhet edhe më e pazakontë.

Pothuajse që të gjithë lojtarët me origjinë afrikane të skuadrës së Deschamps janë lindur e rritur në Francë por ata shpesh herë kanë treguar se janë krenarë për origjinën dhe ruajnë me fanatizëm shumë tradita por këndojnë gjithashtu me krenari edhe Marsejezën.

Baza multietnike e Kombëtares së Francës nuk përbën më lajm sepse sipas statistikave, 40 % e popullsisë franceze është e lidhur minimalisht me një rrënjë afrikane, ndërsa rreth 150 milionë afrikanë flasin ose kuptojnë frëngjisht.

Ndërkohë, Maroku është vendi afrikan me më shumë investime franceze edhe pse pavarësinë e ka fituar që në vitin 1956 dhe influenca franceze mbetet ende shumë e madhe.

Advertisement