Sport
Benzema i nevrikosur me Deschamps
Karim Benzema raportohet se është tejet i nevrikosur me trajnerin e Kombëtares së Francës, Didier Deschamps dhe nuk e ka në plan që të udhëtojë drejt Katarit për finalen e Kupës së Botës.
Sulmuesi i Real Madridit nuk u përfshi me Francën në asnjë ndeshje të këtij Botërori pasi që pësoi një lëndim në stërvitjen e parë të kombëtares në Doha, raporton KosovaPress.
Tani, siç bëhet e ditur nga “Libertad Digital”, Benzema nuk është i lumtur me mënyrën se si është trajtuar nga Deschamps, për të cilin thuhet se e ka dërguar sulmuesin në shtëpi pas lëndimit të tij, ndërsa trajneri francez e ka nevrikosur fituesin e Topit të Artë me komentet e tij në konferencën për media.
Benzemas thuhet se i janë nevojitur vetëm tre ditë trajtim në qendrën stërvitore të Real Madridit para se ai të fillonte pushimet dhe të rikuperohej nga lëndimi.