Sport
FOTO+VIDEO/ Fitorja e Kroacisë, ish-presidentja merr vëmendjen
Kroacia ka mposhtur Marokun me rezultatin 2-1 duke zënë kështu vendin e tretë në Botërorin e Katarit.
Në këtë ecuri mjaft të mirë të përfaqësueses kroate në Botërorin e Katarit të gjithë vëmendjen përveç futbollistëve e mori ish-Miss Kroacia Ivana.
Por Botërorin e shkuar në Rusi, protagoniste në tribuna ishte në ato kohë presidentja Kolina Grabar. Kjo e fundit është rikthyer sot në finalen e vogël Kroaci-Marok.
Ajo është pikasur në disa momente kulminante, por më e veçanta ishte teksa qëndronte në këmbë dhe duartrokiste futbollistët të cilët po merrnin medaljet e bronxta.