Connect with us

Lifestyle

Jeni thinjur herët? Ja nga çfarë rrezikoheni

Simptomat e padëmshme flasin që shëndeti është rrezikuar

Nëse jeni thinjur herët, kjo mund të tregojë probleme me gjëndrën tiroide – tiroiditi dhe hipotireoza, thonë ekspertët.

Gjithashtu, shfaqja e hershme e thinjave mund të tregojë edhe për stresin e përjetuar dhe mungesën e gjumit.

Kur themi që dikush herët ka filluar të thinjet. Sipas ekspertëve, tregues i qartë që herët keni filluar të plakeni është kur qimet e bardha shfaqen në moshën 25 – 20 vjeç, transmeton Telegrafi.

– Shkaktari kryesor i flokëve të thinjura është stresi oksidativ, domethënë grumbullimi i radikaleve të lira në trup për shkak të ngarkesës së shtuar të sistemit mbrojtës andioksidativ apo shterimit të këtij sistemi”, shpjegojnë ekspertët.

Ndër faktorët të cilët çojnë deri në zbardhje të hershme flokësh, mjekët i theksojnë mungesën e gjumit, ankthin, stresin, ambientin joadekuat jetësor, ushqimin dhe shprehitë e këqija të jetës.

Me kalimin e kohës, stresi oksidativ luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arterosklerozës, hipertensionit dhe, në terma afatgjatë, sëmundjeve koronare të zemrës, infarktit të miokardit, goditjes në tru dhe proceseve degjeneruese në tru.

Tiroiditi autoimun dhe hipotiroidizmi mund të shkaktojnë gjithashtu thinja të parakohshme të flokëve.

“Për të ndaluar shfaqjen e papritur të flokëve gri, është e domosdoshme të mbani nën kontroll hipotiroidizmin, si dhe të siguroheni që të ketë një nivel optimal të mikroelementeve të nevojshëm në trupin tuaj: hekur, zink, bakër, selen, kalcium, vitamina B. B6, B9, B12), aminoacide (tirozinë, fenilalaninë)…”, theksojnë ekspertët.

Advertisement