Rajon
Trajkoviq u ndalua nga serbët, Vuçiç: U shërben shqiptarëve
Pasi këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, është ndaluar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Merdar për gati 24 orë, dhe më pas është shtruar në spital për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, ke reaguar presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq ka thënë sot se “nuk ka pasur asnjë të huaj [diplomat] që nuk ka telefonuar për shkak të ‘këshilltares së Kurtit’”, e cila, sipas tij, është mbajtur për dy orë në postbllokun policor serb në vendkalimin kufitar në Merdar .
“Po thonë – është gabim i tmerrshëm dhe rrënim i madh i demokracisë, që këshilltarja e Kurtit ose dikush që përfaqëson interesat e tyre, e jo interesat e vendit dhe popullit të saj, ka pritur në vendkalimin administrativ dy orë. Imagjinoni ato tortura të tmerrshme ose nuk e di çfarë tjetër. Dhe pastaj kupton se pas gjithë kësaj, pas atij 0.1 për qind ose 0.5 për qind, qëndrojnë. Në fakt ata duan të jenë të tillë serbët dhe të tillë të gjithë qytetarët e Serbisë, të cilët do t’ua japin shtetin e Serbisë në një pjatë”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Siç shkruan “N1”, presidenti serb ka thënë se mesazhe të tilla i merr çdo dy orë, por se “më nuk mund ta durojë më atë lloj pafytyrësisë”.
Ai tha se shtetin e Serbisë nuk do t’ia japim askujt në pjatë.
Ndryshe, Rada Trajkoviq, pas gati 24 orësh të ndalimit në postbllokun policor serb në vendkalimin kufitar në Merdar, gjatë hyrjes nga Kosova në Serbia, të premten në mbrëmje është transferuar me autoambulancë në qytetin serb Prokuple për shkak të përkeqësimit të shëndetit të saj.
Ajo sot është liruar nga spitali i Prokuples, duke bërë të ditur se është liruar për mjekim në shtëpi, ndërsa ka thënë se përvoja e fundit e ka bërë edhe më të fortë.
Trajkoviq është ndaluar të enjten nga policia serbe në pikën kufitare me Kosovën dhe që nga mbrëmja e së premtes nuk i është lejuar të hyjë në Serbi.
Politikania serbe që është kritike ndaj politikës së Beogradit zyrtar, ka treguar se të enjten, rrugës nga Serbia për në Kosovë është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Merdar.