Connect with us

Sport

Mos harroni të fshini këmbët/ Gjesti i turpshëm kundër Messi-t bëhet viral

Të humbësh një finale të Kupës së Botës është e vështirë të pranohet, veçanërisht pas një ndeshje shumë të luftuar dhe të pasur me emocione të vendosur vetëm pas penalltive.

Nëse nga njëra anë hidhërimi ka qenë shumë i madh e futbollistët dhe protagonistët e finales së madhe, e njëjta gjë mund të thuhet sigurisht edhe për tifozët.

Konfirmimi ka ardhur nga rrjetet asociale dhe nga Franca ku, me sa duket, në shënjestër ka përfunduar Lionel Messi. Ose më saktësisht, fanella e tij.

Në fakt, është bërë viral në rrjet një postim i bërë nga një lokal që në hyrje të tij ka ftuar klientët të fshinë këmbët me fanellën e shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

“Mos harroni të fshini këmbët kur të hyni”, ka qenë mesazhi i nxejrrë jashtë lokalit në sipër fanellës së kampionit të freskët të botës.

Një mesazh që tregon qartë se francezët nuk e kanë pritur mirë paraqitjen e madhe të yllit argjentinas. Por ka edhe një detaj. Fanella e zgjedhur ka qenë ajo me numër 30 të Paris Saint-Germain, gjë që mund të bezdisë klubin dhe tifozët parisienë.

Advertisement