Kronike
Kurthi/ Me 600 € të jepnin diplomë, përgjimet e falsifikatorëve në Tiranë
TIRANË- 3 persona janë arrestuar në kryeqytet pasi është zbuluar një laborator, në të cilin falsifikoheshin dokumente të ndryshme, kryesisht diploma, kartela pasurie dhe certifikata pronësie kundrejt parave. Në pranga kanë rënë Gëzim Xhafa, 64 vjeç, Artur Bramo, 59 vjeç dhe Shpëtim Bega, 59-vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e kryera nga prokurori Bledar Valikaj, Shpëtim Bega ishte i përfshirë në aktivitet antiligjor, në formën e falsifikimit të dokumentave zyrtare të llojit pasaporta, karta identiteti bullgare, karta identiteti shqiptare, leje drejtimi shqiptare të automjeteve/ diplomave shkollore etj.. kundrejt pagesave. Këtë aktivitet e kryen në bashkëpunim me Gëzim Xhafa. Së bashku realizonin dhe ndryshimin e mbiemrit të persojnit në çertifikata personale, ose familjare, me qëllim kalimin në drejtim të vendeve të BE, në rastet kur personi ka marrë edhe ekspuls në këto vende. Pagesat e dokumenteve të falsifikuara variojnë sipas llojit të dokumentit të kërkuar si, për sigurimin e dëftesës së shkollës së mesme të falsifikuar pagesa shkon në 11.000 lekë, për falsfikimin e diplomës të shkollës së lartë pagesa është 600 euro, për falsifikimin e lejes së drejtimit pagesa është 7.000 lekë, për falsifikimin e kartës së identitetit shqiptare pagesa është 6.000 lekë. Dyshohet se Gëzim Xhafa falsfikimin e dokumentave zyrtare e kryen në banesën e tij, e cila ndodhet në rrugën “Gani Luzi”, në Tiranë. Nga ana tjetër sHpëtim Bega luan rolin e ndërmjetësit për gjetjen e klientëve për shtetasin Gëzim Xhafa. Gjithashtu është evidentuar dhe Mustafa Rushiti, i cili ka si rol gjetjen e personave që kërkojnë të sigurojnë dokumentat e falsifikuara, si dhe realizon lidhjen e tyre me shtetasin Gëzim Xhafa. Në ambientet ku kryheshin falsifikimet u gjetën pajise të ndryshme të vendosura në funksion të këtij aktiviteti si: skanerë, pajisje ‘usb’, njësi kompjuterike, printerë. Kishte dhe karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të cilat ishin falsifikuar në këtë laborator. Ka qenë një hetim prej 2 muajve nga autoritet të cilat zbuluan se 3 personat e arrestuar bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të falsifikuar dokumente dhe për këtë ata u merrni para personave që u ofronin shërbimin e pa ligjshëm. Xhafa, Bramo dhe Bega akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”, Materialet procedurale lidhur me këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Përgjimet/ Bramo porosit agjentin e policisë: Kur të marrësh kartën e falsifikuar greke thuaj ‘do vij për domatet’! Do të bëj ulje 1 mijë lekë
Nga përgjimet e Artur Bramos që merrej me falsifikim dokumentesh dhe agjentit të policisë rezulton se brenda një lokali kanë diskutuar rreth kartës greke false që do ta merrte për 7 mijë lekë. Bramo e porosit që kur ta telefonojë, t’i thojë që po vij të marr “domatet”.
Pjesë nga përgjimet e datës 03:11.2022 ora 12:20 deri në orën 12:25.
- A – Bashkëpunëtori
- B – Artur Bramo
- ……
- B-Ashtu fallco greke?
- A-AA
- B-Kartë.
- A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.
- B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën
- A-Po.
- B-Ndërsa kartën e ke të sigurt
- A-Karta I bëhet domethënë
- B-Po po
- A-Do me flas me ta.
- B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.
- A-Pse?
- B-po I mori të gjitha ai.
- A-S’të dha gjë ty?
- B- Asnjë gja.
- A-Po o vëlla ti a je në pazar me ta?
- B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk i njeh mirë ti se ca jan!
- A-O bos po ti do ta punosh, do ti thush kaq.
- B-Du me nejt…..
- A-jo, mo e kam për ty ore.
- B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.
- A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.
- B-as unë se mora vesh, ça je tu bo i thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.
- A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do flas me ta në darkë ti tham ça don.
- B-Ca të doj ai
- A-Sa shkon përafësisht ajo karta.
- B-Karta!
- A-Ha
- B-Po ta thashë more!
- A-Sa?
- B-Tetëdhjetë mijë lek
- A-Tetëdhjetë mijë lek
- B-Eeee.
- A-Se se mbajta mend, atë ditë.
- B-Po ta thashë që dje a pardje.
- ……
- B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.
- A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.
- B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.
- A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.
- …….
- B-Ajo është ba mram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.
- A-Po pse se more?
- B-Po ça të merrsha, të vishe ti në dhjetë natës
- A-Ec ec, se nuk kam qenë ktu.
- ……
- A-Po të mar në telefon.
- B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.
- A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.
Zbardhen përgjimet/ 49-vjeçari bie në kurthin e agjentit të policisë: Për pasaportën s’të jap garanci! Për kartën 8 mijë lekë për patentë greke 100 euro
Hetimet janë nisur nga prokurori Bledar Valikaj. Artur Bramo, i arrestuar ka rënë në kurthin e një bashkëpunëtori të policisë, i cili është hequr si klientë që kërkonte të bënte dokumente false greke. Artur Bramo i jep garanci për kartën dhe patentën, por jo për pasaportën greke.