Politike
Dvorani xhelat/ Berisha: Do flas me Joe Biden
Sali Berisha ka sulmuar sot Ardian Dvoranin. Ai tha se gjyqtari në fjalë është një xhelat.
Berisha ia kushtoi sot thuajse të gjithë konferencën për shtyp Ardian Dvoranit, për të cilin ndër të tjera e akuzoi se është kapur në flagrancë nga Komisioni i Venecias.
Ai çuditi jo pak kur tha se do t’i shkruajë presidentit Joe Biden dhe DASH për t’ia hequr Dvoranit dekoratën për antikorrupsion që i kanë dhënë amerikanët.
“Yuri Kim ka një pasion të çuditshëm për xhelatët. Duhet t’i shkruajmë të gjithëve. Departamentit Amerikan të Shtetit, presidentit Biden. Çmimi që i dhanë këtij personi është fyerje për shqiptarët. Ardian Dvorani e ka vendin në burg për fshehje të pasurisë dhe shumë krime të tjera. PS e ka bërë drejtësinë si seksion partie” – tha Sali Berisha.
Pas 2 javësh, Berisha u shfaq sot pa syze dielli.
…
TIRANË– Sot në Kuvend, do të votohet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, ku i dyti në renditje si kandidat është edhe Ardian Dvorani. Kjo ka bërë që Sali Berisha t’i rikthehet akuzave për Ardian Dvoranin.
Ardian Dvorani është zyrtarisht i akuzuar nga drejtoria DSIK se ka fshehur pasurinë. Në vettingun e Ardian Dvoranit është dëshmuar 100% se sa fals është ky proces. Dvorani është gjykatësi që ka marrë në vitin 2002 apartament nga Albtelecomi pa asnjë kontratë. Në dokumente figuron 93 metra. Sipërfaqja e apartamentit është 120 metra katrorë. Apartamenti i Dvoranit nuk figuron në Hipotekë me ermin e tij. E kuptoni mafien e pastër. Kur albtelecom privatizohet, ai paguhet 750 mijë dollarë. Çfarë bën Dvorani? Merr pjesë në 9 procese gjyqësore, në 3-4 si relator mes allbtelecom dhe shtetit, bashkë me tezakun e tij, në shpërblim të pagesës për apartamentin. Ka një prokuror tjetër i cili një garzioniere 20 m katror e blen me dokumente dhe ia kalon prindërve, me kontratë me të gjitha, dhe prindërit marrin një kredi, duke e vendosur këtë si kolateral dhe ky juristi i nderuar ndëshkohet nga vettingu. Sanxhaktari është ish bashkëshortja e Samarxhiut. 250 mln eurot eValbonët nuk i fshehin dot. Vila e saj qëndron mbi drogën, 2 mln kokainë. Nuk fshihen dot falsifikimet që ka bërë Pamela. Për të kapur kriteret, motra e Belindës falsifikon notat e universitetit. Ajo bën vettingun e gjykatësve. Prisni kur të propozohet dhe ajo për të marrë çmim ndërkombëtar si Dvorani. Dvorani nuk është vetëm kaq. Ka fshehur 80 mijë euro e ka kapur DSIK. ka fshehur pasurinë. Kur ka dërguar fletë nuk ka dërguar llogarinë rrjedhëse, por finalen. Askush nuk i është pranuar përveç këtij. Dhe atij gjykatësit Muçi, iu gjetën 16 mijë euro të padeklaruara. Kurse një tjetri, një biletë të deklaruar në Milano të paguar nga zyra e punës, iu tha se nuk ishte për çështjes pune.
Dhe tani na vjen ky, që ka ndenjur 16 vite apo 15 vite, anëtar i Gjykatës së Lartë, tani na kthehet në gjykatës kushtetues. Asnjë votë nuk mund të marrë.
Thuhet se një marrëveshje ishte realizuar, por unë ftoj çdo deputet, të mos bëjë gabimin e tmerrshëm të votojë këtë person. Ky e ka vendin në burg, për fshehjen e pasurisë, për gjykimet në konflikt interesi dhe shumë veprime të tjera. Për shkeljen e Kushtetutës kur ishte kryetar i KED-it. Të faktuara nga Komisioni i Venecias. Dhe ky sillet sot për ta votuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Pas tij është ajo tjetra, Selimi, e majtë është edhe ajo. Këta e kanë bërë seksion partie drejtësinë. Atë e kanë lënë në bankinë, kurse në front kanë nxjerrë Dvoranin. Duhet të qëndrojmë me të gjitha mundësitë tona dhe të qartësojmë shqiptarët se çfarë po ndodh me ne.
T’i bëjmë një letër DASH, Biden, nuk mund të fyhen shqiptarët në këtë mënyrë, nuk mund t shpallet kampion drejtësie, Ardian Dvorani, është një xhelat, është prokurori i djemve që rrëzuan shtatoren e Stalinit, pse e ka Kim këtë pasion për xhelatët e Partisë Komuniste. Nuk mund të ishte anëtar gjykate”, tha Berisha.