Connect with us

Kronike

EMRI/ Në gjendje kome 17-vjeçari, u përplas nga Vasil Bollano

I mituri që u përplas nga Vasil Bollano është sjellë me urgjencë në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhme, i mitur transportohet me shumë kujdes për shkak të frakturave të rënda që i janë shkaktuar nga përplasja që ndodhi pasditen e sotme. Për shkak të gjendjes së tij të rëndë, është sjellë në Tiranë për të marrë një mjekim më të specializuar.

I mituri është identifikuar si Elio Hamiti, i cili është në gjendje kome për shkak të frakturave që ka marrë në kokë, ndërkohë që mjekët flasin edhe për dëmtim të organeve të brendshme. Sipas mjekëve, 17-vjeçari ka fraktura në gjithë trupin dhe plagë që i rrezikojnë jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, ndërsa drejtuesi i mjetit, Vasil Bollano, u shoqërua në Komisariatin e Vlorës.

Advertisement