Lifestyle
Shenjat që tregojnë se do merrni një mesazh nga ish-i
Është prapë ajo periudha e vitit kur ti ndihesh nostalgjik/e, ish-i të shkruan, mesazhet dërgohen gabim, gjithçka ngrin…Po, po flasim për prapavijën e Mërkurit, i cili as për fundvit nuk na la rehat.
Nis më 29 dhjetor dhe këtë herë, pozicionohet te Bricjapi, meqë ka dhe sezonin. Sigurisht, prek edhe shenjat e tjera të Tokës: Virgjëreshën dhe Demin, por fatmirësisht, këto shenja do ta kalojnë shumë më lehtë se të gjorët Dashë, Gaforre, Peshore dhe Bricjapë.
Duke qenë se prapavija prek shenjën më punëtore të horoskopit, do të përballesh me disa probleme në punë: axhendë shumë e zënë, sa futesh në Zoom mund të hasesh me shkëputje interneti, shumë presion në punë, ndoshta vështirësi në komunikim me kolegët dhe shefat…Për të gjitha e ka fajin prapavija.
Por, le të kthehemi tek isha-at se e dimë që për ta e klikove artikullin. 😉
E para, mos u panikos, sepse nuk do të thotë se ish-at kanë një qëllim të keq. Kjo periudhë përkon me “hedhjen e zarit” dhe tentativat në të gjitha aspektet: në punë, dashuri, projekte të lëna përgjysmë, ndaj edhe marrëdhëniet e përfunduara mund të rikthehen në sipërfaqe.
Ai personi që ndoshta të ka mbetur peng do të të dërgojnë një mesazh në DM, ndaj bëhu gati për kujtime të bukura ose të hidhura.
Një ish i preferuar do të të bëjë ndonjë reaction, apo do e takosh rastësisht…Në këtë periudhë mund të ndodhë gjithçka. Ti përgatitu të tundohesh ose jo.