REAGIM
Fati i Vis Martinaj/ Alfred Cako i vë “vulën”
Konspiracionisti Alfred Cako ka dhënë mendimin e tij për fatin e të shumë-kërkuarit Ervis Martinaj, i cili prej disa muajsh tashmë është shpallur i zhdukur.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Cako thotë se Martinaj mund të jetë eleminuar nga shërbimet sekrete të huaja që punojnë për llogari të George Soros. Sipas tij, një prej arsyeve është se Martinaj nuk paguante shumë taksa.
Janë dy sektorë që elita e Sorosit nuk të lejon të mos paguash taksa dhe ta kalosh me një pagesë shtetërore, 10 apo 7% të të ardhurave.
Në vende që kontrollohen nga Illluminati, ata duhet të paguajnë të paktën 35, 40 përqind të të ardhurave”, thotë ndër të tjera Cako.
Kujtojmë se Cako ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij kontraverse, të bazuara në teori ekzotike konspiracioniste, të cilat bien në kategorinë e të ashtuquajturave “fake news”.
Së fundmi ai ka deklaruar se personi që goditi Sali Berishën me grusht në protestë, komandohej me telekomandë.