Pinknews
Gazetari shqiptar: Shkova në një klub në Paris…
Gazetari Rezear Xhaxhiu ka qenë i ftuar mëngjesin e kësaj të enjteje në emisionin “Goodmornings Albanians” në Euronews, ku temë e diskutimit ishin marrëdhëniet e hapura dhe tabutë që ekzistojnë mbi to.
Në fjalën e tij Xhaxhiu tha se fenomeni i marrëdhënieve të hapura ka evoluar gjatë 10-15 viteve të fundit. Madje ai shtoi dhe më tej ku tha se çiftet në klube në Paris shkëmbejnë partnerët respektivë në sytë e njëri tjetrit.
Madje çiftet atje kanë shkuar, unë di ka klube në Paris ku çiftet shkojnë dhe ndërrojnë partnerët në sytë e njëri- tjetrit.
Unë mendoj se kuptimi i marrëdhënies së hapur ka të bëjë me lirinë për të ndjekur thjesht seksualitetin dhe lidhjet emocionale përtej partnerit.
Kur dy partner janë të lirë të takohen me persona të tjerë sipas rregullave që kanë rënë dakord”, tha Xhaxhiu.