Connect with us

Lifestyle

Çfarë fshihet në mendimet e fëmijëve

Prindërit kanë mendime të gabueshme për atë se çfarë fshihet në mendimet e vogëlushëve

Kështu ka treguar anketa të cilën e ka bërë Elen Galinski me të intervistuarit e moshës nga 8 deri në 18 vjeç.

Prindërit kanë ide të gabueshme për atë se çfarë fshihet në mendimet e vogëlushëve të tyre, ka treguar kjo anketë.

Në bazë të të dhënave të cilat janë gjetur, ka rezultuar që fëmijët më së shumti dëshirojnë të jenë të rritur më pak nën stres dhe më pak të lodhur, ndërkaq ata mendojnë që vogëlushëve për këtë as që u shkon mendoja.

Rezultatet kanë zbuluar edhe që tinejxherët pikërisht vuajnë për shkak që prindërit nuk u kushtojnë kujdes dhe kohë të mjaftueshme.

Fëmijët kanë theksuar që vetëm 31 për qind e baballarëve dhe 35 për qind e nënave i kuptojnë mirë nëpër çka ata kalojnë çdo ditë.

Edhe pse të rriturit mendojnë që vogëlushët mbajnë në mend gjërat e mëdha, studimi ka treguar që përparësi në të vërtetë u japin gjërave të vogla.

Kur e pyesni fëmijën çka i kujtohet nga fëmijëria, me siguri do t’ju thotë që ajo është kënga të cilën ia ka kënduar nëna kur e ka zgjuar nga gjumi.

Advertisement