Pinknews
E padëgjuar/ Shakira zbuloi tradhëtinë e Pikesë përmes reçelit
Një ndër çiftet më të dashur për publikun, Shakira dhe Zherard Pike i dhanë fund martesës së tyre para 6 muajve. Ndarja e tyre erdhi si pasojë e tradhëtisë së ish-futbollistit të Barcelonës. Ai u lidh me një vajzë më të re të quajtur Klara Kia Marti.
Por a dini se si këngëtarja e zbuloi tradhëtinë e tij?
Programi “Socialite” në kanalin spanjoll Telecinco ka treguar se Shakira e zbuloi për shkak të “reçelit” pasi ajo e dinte Zherard nuk e hante dhe kur ajo nuk ishte në shtëpi, dikush e konsumonte atë vazhdimisht.
Ndër të tjera u raportua se ushqimi i preferuar i partneres së Pikesë, ishte tost me reçel.