LAJMI I FUNDIT
Kobra City/ Policia bastis lokalin në pronësi të vrasësit, gjenden 3 gëzhoja plumbash
Policia e Kosovës ka bastisur lokalin ‘Cobra City’ në Prizren, në pronësi të Dibran Hoxhaj i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjes së 27 vjeçarit Rufgen Shehu pas një konflikti që kishte pasur me këta dy të fundit. Në lokalin e tij janë gjetur 3 gëzhoja plumbash. Ndërkohë kontrolle janë kryer edhe në banesën e tij. Sipas hetimeve të kryera nga policia, dyshohet se vrasja ka ndodhur jashtë lokalit teksa të rinjtë nga Kukësi po tentonin të largoheshin me automjetin e tyre.
Kush është autori
Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Cobra’ ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren. Ai është personazh i njohur në rrjete sociale ku tregon jetën e tij të luksit me veshje të shtrenjta dhe makina luksoze ndërsa ‘identifikohet’ nga varësja me pllakë floriri.
Visart Cengu është 31 vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për spitalin e Kukësit. Rufgen Shehu i plagosur jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit Arben Basha dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë të Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor i Dvp Kukës që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar pronari i lokalit të nates ” Kobra” në Prizren në momentin që këta po largoheshin me automjet.
Konflikti ishte i castit, fizik në lokal dhe jo me armë. Dyshohet se pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe me pseudonimin Kobra, ka qëelluar me armë zjarri drejt tre personave duke plagosur me armë zjarri njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur Visart Cengu.