Connect with us

Kronike

Shqiptari ndiqet nga policia, gëlltit kokainën

Një 32- vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar nga policia në Itali, natën e ndërimit të viteve.Ndërsa shumica e njerëzve po bënin dolli dhe festonin, duke përshëndetur ardhjen e vitit 2023, oficerët e policisë lokale në krye të detyrës kapën në Marghera trafikantin shqiptar të drogës. Mediat italiane bëjnë me dije se ai kishte me vete 17 doza kokainë. Në momentin që ka pikasur policinë, ai ka tentuar të largohet por është ndjekur këmba-këmbës nga karabinierët.

Në një moment ai po përpiqej që të linte dozat e kokainës në rrugë dhe t’i mbathte por pasi është kapur nga policia është dërguar në urgjencën e ‘Engjëllit’ për t’iu nënshtruar radiografisë me dyshimin se kishte gëlltitur ovulat e drogës. Për arsye hetimore nuk bëhet ende me dije identiteti i shqiptarit të arrestuar, i cili shumë shpejt pritet të njihet me masën e sigurisë.

Advertisement