Kronike
Ndërron jetë i dënuari në burgun e Shënkollit
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/burgi.jpg)
Një i dënuar në burgun e Shënkollit ka mbërritur këtë të enjte i vdekur në urgjencën e spitalit rajonal në Lezhë.
Burime për Ntv bëjnë me dije se i dënuari Shpëtim Ferko, 64 vjeç vuante nga probleme të shëndetit dhe se vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrore.
Pritet një informacion zyrtar për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)