Aktualitet
Alarm i Bankës së Shqipërisë për çmimet e apartamenteve
Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, indeksi i çmimeve të banesave në tremujorin e tretë 2022 rezulton me një rritje vjetore 17.6%, ndërkohë që rritja mesatare e historike e këtij treguesi (për periudhën nga tremujori i katërt 2002 deri në tremujorin e dytë 2022) rezulton në nivelin 5.7%.
Vlerësimet e mësipërme të Bankës së Shqipërisë bëhen për nevoja të politikave së saj makroprudenciale në raport me sektorin bankar në vend dhe përfshijnë teknika të zbutjes së indeksit për 8 tremujorët e fundit.
Megjithatë, këto të dhëna tregojnë se tregu i pasurive të paluajtshme vazhdon të shfaqë nivele të larta të rritjes së çmimeve, me gjithë rritjen e inflacionit dhe shfaqjen e sinjaleve të para të ngadalësimit të kredisë bankare.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë së për muajin nëntor të vitit 2022 kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme pësoi një rënie me 12.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shkalla e rënies u thellua më tej nga niveli 8.6% i muajit tetor. Këto të dhëna tregojnë se veçanërisht rritja e normave të interesit po reflektohet në një frenim të huasë për blerje të pasurive të paluajtshme nga familjet shqiptare.
Normat e rritura të interesit e bëjnë më pak të përballueshme dhe tërheqëse kredinë, duke ndikuar negativisht kërkesën.
Por, nga ana tjetër, rritja e normave të interesit rrit edhe pragun e nevojshëm të të ardhurave për t’u kualifikuar si huamarrës nga banka, duke ndikuar edhe në rënien e ofertës.
Vrojtimi i aktivitetit kreditues në tremujorin III 2022 tregoi se kushtet e termat e kreditimit në kreditë e reja akorduar individëve janë shtrënguar për herë të parë mbas dy viteve.
Bankat ngushtuan korridorin e tolerancës ndaj rrezikut në kreditimin e individëve në tremujorin e tretë, nën dritën e pasigurive të shtuara dhe kushteve makroekonomike e financiare.
Miratimi i kredive të reja për individët në këtë tremujor u bazua në praktika më të kujdesshme vlerësimi nga ana e bankave, të cilat u reflektuan në standarde, kushte e terma të shtrënguar kreditimi.
Në një mjedis me norma të rritura interesi, është logjike të mendohet se çmimet në tregun e pasurive të paluajtshme do të pësojnë një frenim nga normat marramendëse të rritjes që janë regjistruar sidomos në dy vitet e fundit.
Por, vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për treguesit e ndjesisë ekonomike tregoi se bizneset e sektorit të ndërtimit vazhdojnë të shfaqin pritshmëri për rritje të çmimeve.
Balanca e përgjigjeve (diferenca midis përqindjes së përgjigjeve pozitive dhe përqindjes së përgjigjeve negative) lidhur me pritjet e çmimeve ishte pozitive me 32.3 pikë përqindje për muajin dhjetor 2022.
Megjithatë, ky nivel ishte më i ulëti që prej muajit maj 2022, duke treguar se pritshmëritë për rritje të çmimeve po ulen disi edhe mes bizneseve të sektorit të ndërtimit./MONITOR
Aktualitet
Ilir Meta: Monika më ka nxitur të merrem me palestër, po bëj gjithçka që të motivoj të rinjtë
Ilir Meta, përgjatë muajve të fundit e ka marrë shumë seriozisht palestrën dhe e kemi parë mjaft të fokusuar në ushtrimet fizike.
Por, kush e ka inspiruar vallë Metën që t’i futet më kokë aktivitetit fizik? Epo, kush tjetër veçse bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e cila po ashtu ushtrohet pothuajse çdo ditë. I ftuar në “News 24”, Meta tha se Monika e ka motivuar që ai t’i futet sportit.
“Me aktivitetet e mia sportive kam dashur te jap mesazhin per mbrojtjen e shendetit nepermjet sportit Garat na ndihmojne te gjitheve.
Pa stervitje dhe pa djersitje nuk ka arritje. Monika ka qene nje nga nxiteset qe une te merresha me palester.
Me pelqen qe shoh shume njerez qe merren me sport dhe sterviten ne palester. Po bej gjithcka qe te motivoj te rinjte te merren me sport.
Kujtojmë se mes Metës dhe Kryemadhit kohët e fundit ka pasur përplasje politike, e cila është konfirmuar nga të dy. Gjithashtu kohët e fundit, raportohet se ata nuk jetojnë më në një shtëpi, pasi siç tha Monika Kryemadhi, janë futur palë të treta, që nuk i kanë ndarë vetëm politikisht.
Aktualitet
Skema e re e pensioneve: Do të rriten më shumë të ardhurat për rezidentët dhe ata që banojnë në fshat
Teksa opozita kërkon të miratohet një minimum jetik për çdo shqiptar që ka mundësi të kufizuara mirëqenieje, qeveria po rishikon skemën e pensioneve.
Sipas të dhënave brenda vitit do të ketë një skemë e cila do të marrë në konsideratë dy elemente kryesor. Milva Ekonomi deputete e mazhorancës zbardhi disa detaje nga kjo skemë e cila po negociohet me bankën botërore
“Nuk ka ende detaje konkrete, por në parim dy janë shtyllat kryesore që po shihen. Së pari rezidentët brenda dhe jashtë vendit si dhe pensionistët urban dhe rural. E thënë ndryshe, prioritet në rritjen e pensionit do të kenë ata pensionistë që jetojnë në Shqipëri, më shumë se ata që kanë një rezidencë jashtë Shqipërie. Natyrisht edhe ata jashtë do të përfitojnë rritje pensioni, por me një diferencim në indeksim që bën qeveria vit pas viti. Këto janë planet e ministrisë së Financave”, sqaroi Ekonomi në emisioni E-ZONE.
Aktualitet
Konfindustria kërkon ndërhyrje urgjente për Durrës-Tiranë, të hetohet korrupsioni te rrugët
Konfindustria përmes një njoftimi publik i kërkon ekzekutivit që të ndërhyjë për të përmirësuar situatën mjaft të vështirë të dy akseve rrugore më strategjike të vendit, konkretisht: Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë.Segmentet rrugorë të mësipërm janë tërësisht jashtë standarteve teknike të lejueshme, përveç pamundësisë për të përballuar ngarkesën e lartë të lëvizjes të qytetarëve dhe bizneseve, paraqesin dhe rrezik mjaft të lartë për aksidente me pasoja fatale për jetën- thuhet në njoftimin për shtyp.
Konfindustria vlerëson, se ndërhyrjet përmirësuese në akset rrugore, që lidhin kryeqytetin dhe portin kryesor të Shqipërisë, është e domosdoshme të kryhet para fillimit të sezonit turistik 2024. Gjëndja plotësisht jashtë standarteve e segmenteve rrugore në fjalë janë goditje e rëndë edhe për turizmin shqiptar.
Konfindustria gjithashtu, i kërkohet institucioneve të drejtësisë dhe SPAK të vlerësojnë mundësinë e shkallës së lartë të korrupsionit në sistemin e tenderimit të mirëmbajtjes rrugore ku, megjithëse shpenzohen me qindra milionë Euro, gjëndja paraqitet e papranueshme. Institucioni ka marrë si shembull akset rrugore Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë që ishin gjithashtu pjesë e projektit të rehabilitimit të rrugëve prej 80 milionë dollarësh të Bankës Botërore të mbyllur së fundmi, krahas financimit të buxhetit vjetor.
Marrë nga Monitor
Aktualitet
Vranë djalin dhe tentuan t’a fshehin si aksident, Prokuroria e Korçës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq prindërit
Vrau të birin dhe tentoi t’a fshehë si aksident, Prokuroria Korçë përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq prindërit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit Sh.B. i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” si dhe shtetasen H.B. për kryerje të veprës penale “Deklaratat e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/ i Kodit Penal.
Nga tërësia e provave të grumbulluara gjatë hetimit për procedimin penal nr.126/2023, rezulton e provuar se në datën 17.02.2023, rreth orës 16:00, është marrë njoftim se në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë, ishte transportuar me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi H. B., me dëmtime në pjesën e kokës. Ky shtetas, pak çaste më vonë, ka ndërruar jetë në ambientet e reanimacionit të këtij spitali. Sipas pretendimeve të para të familjarëve, ai ishte rrëzuar dhe kishte vrarë kokën, në oborrin e banesës, duke qenë në gjendje të dehur.
Nga veprimet hetimore, rezultoi se ngjarja e paraqitur si aksidentale, në fakt ishte ngjarje kriminale dhe në orën 02:00, të datës 18.02.2023, u bë arrestimi në flagrancë i babait të viktimës, shtetasit Sh. B., si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale, konkretisht “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal”, i cili pranoi autorësinë e krimit.
Është marrë deklarim nga shtetasia H.B., mamaja e viktimës, e cila ka deklaruar se i biri është kthyer nga Franca pasi është divorcuar me të shoqen dhe që atëherë konsumonte shumë alkool. Ajo ka qenë me bashkëshortin në banesë kur ka dëgjuar zhurmën e derës së oborrit. Ata kanë dalë dhe kanë parë Hamdiun, i cili ishte i gjakosur nga koka dhe ata e kanë futur në shtëpi. Çka nuk rezultoi e vërtetë.
Sa më sipër, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe aktet e administruara në fashikullin e procedimit penal, rezulton e provuar se shtetasi Sh. B., ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal, pasi me veprimet e tij aktive, të kundërligjshme, të kryera me dashje, ka vrarë djalin e tij, shtetasin H.B.
Në rastin konkret, autori me dashje dhe me vullnet të plotë si dhe me qëllimin për ta vrarë, ka goditur djalin e tij në kokë, disa herë. Ai ka marrë dhe ka përdorur çekiç gurësh dhe dru zjarri si armë të krimit dhe pasi i ka dhënë goditjet fatale të birit, është përpjekur ta mbulojë krimin si vetëdëmtim të viktimës, duke përforcuar idenë që veprimet e tij në drejtim të vrasjes të të birit kanë qënë të vullnetshme dhe të qëllimta për të sjellë pasojën e dëshiruar, humbjen e jetës të të birit.
Sa më sipër e bazuar në kërkesat e nenit 331 të K.Proc.Penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kërkoi:
– Dërgimin në gjyq të çështjes penale Nr.126/2023 me të pandehur shtetasin Sh. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal dhe me të pandehur shtetasen H. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal
Aktualitet
VIDEO/ Qentë e rrugës në Vlorë kafshojnë turisten buzë lungomares
Një incident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku një turiste e huaj është kafshuar nga qentë e rrugës.
Ngjarja ka ndodhur buzë lungomares, ku turistja, një vajzë në moshë të re, kishte dalë për të vrapuar. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, katër qenësh rruge i janë sulur, duke e kafshuar në këmbë.
Banorët e zonës i kanë dhënë ndihmën e parë turistes, duke e dezinfektuar plagën me alkool. Ky nuk është incidenti i parë që qentë e rrugës sulmojnë qytetarët.
-
Kosova9 hours ago
Zbardhet prapaskena, pas kthimit nga Parisi dhe prova e tradhtisë ndaj Kosovës
-
Kronike4 hours ago
Emri/ E shtrirë në divan, gjendet e vdekur një grua në Tiranë
-
Pinknews3 hours ago
‘Kampiona, sot e keni…’/ Don Xhoni paralajmëron një surprizë të madhe për Romeon dhe Meritonin
-
DOSSIER8 hours ago
Gaz Muça, historia e gangsterit të parë të Tiranës dhe vra*sja nga Naim Zyberi me urdhër të Franc Konomit
-
Horoskopi15 hours ago
Distanca me partnerin ju ka krijuar jo pak probleme, ndaj sot këshillohet që të…
-
Kronike4 hours ago
“Shkoi me mirëbesim, por u mor peng nga Vis Martinaj”/ Gazetari: Roan Brahimin e takova në Dubai
-
Pinknews2 hours ago
“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë”/ Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën
-
Politike3 hours ago
Vrasja e efektivit në Fier/ Balla me tone të ashpra: Autori të arrestohet një orë e më parë