Politike
Oerd Bylykbashi zbardh takimet me ambasadorët
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi zbuloi se çfarë i kanë thënë ambasadorët kur i është bashkuar Foltores. Ai tregoi se i kanë bërë një pyetje një ditë para Foltores së Durrësit.
“Më kanë thënë, ti do të shkosh nesër atje, përgjigja ime ka qenë kjo, sigurisht që do të shkoj sepse të gjithë ata që kanë punuar që unë të zgjidhem deputet kësaj radhe, kanë punuar me mua në fushata dhe i kam drejtuar unë edhe në funksionin e kryetarit të asaj dege, janë duke shkuar nesër te Foltorja.
Vetëm për respektin e tyre unë do të jem atje me ata, përndryshe unë nuk kam punë si deputet. Kjo ka qenë përgjigja ime,” – tha Bylykbashi pa treguar emra konkretë përveç faktit se ishte një përfaqësi e rëndësishme.
Ai shtoi se ka qenë i pranishëm në Foltore edhe për motive shtesë duke nënvizuar këtu autokracinë që po instalonte Basha në parti humbje pas humbje, që ishte e papranueshme.