Connect with us

Sport

Marash Kumbulla ‘gol’ jashtë fushe

Mbrojtësi i Kombëtares dhe i Romës, Marash Kumbulla do bëhet baba për herë të parë. 22-vjeçari ka konfirmuar në rrjetet sociale se e fejuara e tij, Greta, është në pritje të ëmbël dhe së shpejt do bëhen prindër.

“Je emocioni më i madh i jetës tonë. Mami dhe babi të presin dhe të duan shumë që tani”, shkruan mbrojtësi i Romës. Duket se lajmi ka entuziazmuar mbrojtësin me origjinë nga Shkodra, teksa në foto duket qartë edhe uniforma e Romës që është gati për foshnjën me numrin 24.

Pas kontrolleve mjekësore, e fejuara i ka dhënë lajmin e bukur Kumbullës. Me kontratë deri në 2025 dhe me formacionin e rifituar te Roma, mbrojtësi kuqezi është duke kaluar momentet më të bukura në jetë.

Postimi i Kumbullës

 

Advertisement