Aktualitet
Zbërthehet mafia shqiptare në Itali, pjesë edhe Elsa Lila
Teknika sesi mafia shqiptare bën biznes me organizatat kriminale që dominojnë në Romë, është vënë në fokus të mediave italiane. Lidhjet e shqiptarëve, vrasjet, ngjarjet dhe emrat e personazheve të njohur të krimit, mes tyre edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila, janë në fokus të artikullit të ‘Irpimedia.irpi.eu’.
Ata analizojnë mënyrën sesi shqiptarët kanë mundur të futen me heshtjen e tyre në Romë, duke u bërë bashkëbisedues të besueshëm të organizatave kriminale të kryeqytetit dhe duke furnizuar sheshet kryesore të trafikut të drogës.
‘Irpimedia‘shkruan se shqiptarët merren çdo ditë me kokainë, heroinë dhe marihuanë.
Një prej shqiptarëve që përmendet i pari e me të cilin starton artikulli, është Dorian Petoku. Ai konsiderohet si një nga trafikantët më të njohur shqiptarë të drogës në Romë. Nuk lihet pa përmendur edhe Arben Zogu, Elvis Demçe, Kolaj Orial, Bardhi Petrit dhe Yuri Shelever. Sipas mediat, këto janë emrat më të njohur të krimit shqiptar në Romë.
Të gjithë ishin pjesë e asaj që hetuesit e quajnë tani “banda e Diabolik”, e njohur në lajme si “bateria Ponte Milvio”. Nën hijen e Fabrizio Piscitellit, shqiptarët kishin krijuar një rrjet të gjerë kontaktesh që i lejoi ata të “mbijetonin” edhe pas vdekjes së liderit. Në emër të Diabolik-it vepronin si “rrahës”, duke rikuperuar kreditë e zhvatjes, shisnin drogë në rrugë dhe i siguronin mbrojtje shefit.
Në shkrim përmendet edhe Elsa Lila. Për të flitet sesi përfundoi në arrest, duke u akuzuar se kishte luajtur rolin e kontabilistes së organizatës.
‘Që pas arrestimit të grupeve të kryesuara nga Demçe dhe Arapaj, hetuesit kanë vënë re një aktivizim në rritje të kriminelëve shqiptarë të pranishëm në rajonin e Lazios, të cilët shfaqen për arsye të ndryshme në operacionet e reja të kryera në rrethet e kryeqytetit. Në momentin që një shoqatë kriminale përfundon në burg, është gati një qeli e re komplet që shkon nga korrieri në majë. Në fund të fundit, kështu ka qenë gjithmonë. Kur vdes një mbret, në Romë bëhet një tjetër. Edhe kur bëhet fjalë për shqiptarët.’- mbyllet artikulli.