Connect with us

Lifestyle

Ushqimet që evitojnë rrudhat në fytyrë

Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës, ne e dimë se një kombinim i kremrave të diellit, kremrave anti-plakje dhe kujdesi i vazhdueshëm do të na ndihmojnë të lehtësojmë procesin e plakjes. Por, siç theksohet në revistën “Reader’s Digest”, ju mund të keni një lëkurë të butë dhe pa rrudha duke kontrolluar dietën tuaj ushqimore.

“Ndërsa jeni duke tretur ushqime të pasura me proteina, trupi juaj i përpunon proteinat dhe i kthen në aminoacide, të cilat ndihmojnë në krijimin e qelizave të reja të lëkurës. Duke pasur sa më shumë të tilla në dispozicion bëhet më i lehtë riparimi dhe rindërtimi i lëkurës dhe kolagjenit, i cili i jep strukturën lëkurës suaj”, shkruan “Reader’s Digest”.

Përveç shmangies së kafeinës dhe sheqerit të tepërt, rekomandohet që të hahen pesë ushqimet e mëposhtme çdo ditë për të ndihmuar trupin tuaj të luftojë rrudhat.

Hudhra

Ajo është e mbushur me antioksidantë për mbrojtjen e lëkurës të quajtur polyphenols, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalët e lirë dhe molekulat e paqëndrueshme të cilat shkatërrojnë kolagjenin.

Manaferrat

Ato kanë më shumë antioksidantë se çdo frut apo perim tjetër. Këto antioksidantë janë shpëtimtari i lëkurës sonë duke e mbrojtur nga dëmtimi që shkaktojnë rrudhat.

Salmoni

Acidet yndyrore omega-3 që përmban salmoni nuk janë të mira vetëm për zemrën tuaj, por gjithashtu i mbajnë membranat e qelizave të lëngshme për të ndihmuar në mbajtjen e lëkurës suaj të butë. Duhet të hani të paktën dy copa salmon të paktën 4 herë në javë.

Vaji i ullirit

Ky vaj i shëndetshëm është i ngarkuar me acid oleik, një acid yndyror që e bën lëkurën të butë duke mbrojtur lëngun e membranave qelizore. Ai përmban vitaminë E dhe polifenolë të cilët gjithashtu e bëjnë lëkurën të duket më e re.

Fasule

Njerëzit që hanë fasulet, peshkun, perimet dhe vajin e ullirit kanë më pak rrudha, thotë një studim australian i bërë së fundmi ku kanë marrë pjesë qytetarë nga Australia, Suedia dhe Greqia.

Advertisement