Connect with us

Pinknews

A ka Luizi varësi nga bixhozi? Flet djali i xhaxhait të tij

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në protagonistin kryesor të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”.

Ai është më i komentuari në rrjet dhe për të kanë qarkulluar shumë aludime, nga sëmundjet e tij, mashtrimet, por edhe e kanë konsideruar si një bixhozxhi dhe si i varur ndaj lojërave të fatit.

Sot ka thyer heshtjen dhe ka folur një prej familjarëve të tij. Bëhet fjalë për djalin e xhaxhait të Luizit, Laorjan Ejlli. Ai ka folur rreth marrëdhënies që ka me Luizin dhe ka treguar detaje nga jeta e këngëtarit.

I pyetur nëse a ka Luizi varësi ndaj bixhozit, Laorjani e mohoi një gjë të tillë nga informacionet që ai kishte.

“Është informacion i gabuar. Nuk e besoj të ketë varësi ndaj lojërave të fatit, nuk e di. Unë nuk kam informacion për këtë gjë.” deklaroi shkurtimisht djali i xhaxhait të Luiz Ejllit.

Advertisement