Connect with us

Pinknews

BBVIP/ Kushëriri i Luizit zbulon fëmijërinë tij

Laorjan Ejlli është djali i xhaxhait të Luizit Ejllit, konkurrenti më i komentuar në Big Brother VIP.

Ai vjen në programin Shqipëria Live për të ndarë emocionet, si e ka parë Luizin në këtë Big Brother, rrëfimet e tij dhe gjithçka tjetër.

“Pa diskutim Luizi ka qenë që në fëmijëri një djalë që ka spikatur, fillimisht për këngën. Ka fituar shumë çmime. I uroj shumë që të fitojë. Pa diskutim dhe aty brenda ai po i përshtatet formatit. E ka këtë fuqi, që të jetë në të gjitha sfidat lider.

Luizi është natyrë e dashur. Jep për njerëzit dhe këto që po bën për Kiarën ai i bën për këdo. Gjithmonë ka qenë një personazh që është i njohur për publiket. Njihej si nj person i veçantë. Koha do e tregojë por për mua nuk është më e keqe.

Luizi me njerëzit e familjes ka komunikim të vazhdueshëm dhe portalet bëjnë punën e tyre por ai ka marrëdhënie shumë të mirë. Këto fjalë për bixhozin janë lojëra portalesh. Unë nuk di të ketë.

Sa herë ai kthehet në Shkodër ne takohemi, kemi pasur dhe bashkëpunime artistike.

Aty brenda është një lojë, të gjithë po bëjnë lojën e tyre ashtu si Luizi. Dhe për mua është në rrugën e mbarë. Ai ka intelektin, ndërgjegjen, e njeh televizionin shumë mirë. Nuk besoj se ai mund të gabojë.

Luizin e ka falur zoti që të jetë i famshëm siç është. Në kohën e gjimnazit, çdo fundjavë ai vinte tek shtëpia ime dhe të nesërmen pasi zgjoheshim nga gjumi, fqinjët na thoshin që keni pasur Luizin, sepse ndihej që ishte aty. Na bënte për të qeshur deri vonë.

Babai i Luizit ishte një person shumë i përkushtuar ndaj familjes së tij. Unë nuk i gjykoj të këqija lajmet ndaj tij. Ai ka vdekur nga vdekje natyrale. Nuk ka pasur komplikacionet që thuhet ngado.“- tregoi ai.

Një nga personazhet më të komentuar dhe të pëlqyer të momentit, është këngëtari Luiz Ejlli.

Me hyrjen e tij në “Big Brother VIP”, arriti të kthehej në qendrën e vëmendjes, duke u bërë një fenomen në rrjetet sociale.

Para se të bëhej pjesë e reality show-t, Luizi numëronte vetëm 2 mijë ndjekës në “Instagram” dhe tani në më pak se një muaj ka kapur shifrën e 298 mijë ndjekësve.

Me dinamikat që ka krijuar brenda shtëpisë së famshme, me humorin e tij apo dashurinë ndaj moderatores Kiara Tito, Luiz Ejlli është një nga emrat që në mediat sociale lakohet si fitues i këtij edicioni.

Që në ditët e para të spektaklit, Ejlli trazoi rrjetin me një rrëfim ku shprehej se vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilën më pas e mohoi, duke bërë që të kishte aludime se po bëheshin skenare, dhe se në të vërtetë këngëtari ishte i sëmurë.

Pas kësaj u shtua edhe më shumë mbështetja ndaj tij, ku dhjetëra mbështetës të këngëtarit, qëndruan jashtë mureve të “Big Brother VIP”.

Pavarësisht sulmeve që i janë bërë këngëtarit, ai vijon të jetë një fenomen në rrjetet sociale.

Simpatizantët janë të shumtë, ku disa prej tyre madje i kanë dedikuar edhe këngë Luiz Ejllit.

Këtë e tregon edhe videoja e mëposhtme.

Advertisement