Bota
Rusia: SHBA-ja po e tërheq Europën në një luftë
Europa duhet urgjentisht të zgjohet nga gjumi, sepse Shtetet e Bashkuara kanë përfituar nga dy luftërat botërore të nisura nga vendet perëndimore dhe duhet të zgjohen që të mos bien në të njëjtin kurth, tha të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, duke komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm italian Antonio Tajani.
Më herët, Tajani tha se Europa nuk ka një politikë reale të jashtme dhe të mbrojtjes, “ka shumë xhelozi” mes vendeve dhe gjithashtu se “Europa mbështetet gjithmonë te SHBA-ja”.
Sipas Tajanit, “as NATO dhe as Europa, e cila është e detyruar të ndihmojë Ukrainën, nuk janë në luftë me Rusinë”.
“A nuk e kuptojnë ata që SHBA po e tërheq Europën në një luftë të madhe?
Pse; Sepse Uashingtoni prej kohësh nuk ka asnjë mjet tjetër për të forcuar dollarin dhe për të forcuar rritjen e ekonomisë amerikane, përveçse të krijojë vatra tensioni në botë”, tha Zakharova në një mesazhin në kanalin e saj në Telegram.
“Europa duhet urgjentisht të zgjohet nga letargjia dhe më në fund të kujtojë se SHBA-të ishin fituese tw dy luftërave botërore të nisura nga vendet perëndimore”, shtoi Zakharova.