Connect with us

Kosova

Asociacioni/ Dodik tregon qëllimin e vërtetë të Serbisë

Presidenti i entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka treguar qëllimin e vërtetë të Serbisë lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se “Asociacioni një ditë do të jetë Republika Srpska”.

Ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, arriti ta kthejë çështjen e Kosovës nga një pozicion humbës, në qendër të interesit dhe theksoi se serbët duhet të jenë të bashkuar dhe mblidhen për negociata pasi sipas tij, pasojat mund të ndryshojnë pozitën ekonomike, sociale dhe gjeopolitike të serbëve.

Milorad Dodik theksoi gjithashtu se kërcënimet nga Perëndimi janë shtuar dhe se pozita e Gjermanisë është forcuar.

“Gjermania, e cila gjithmonë ka qënë dhe është antiserbe, asnjëherë racionale dhe realiste,  qenë gjithmonë kundër serbëve, edhe në këtë rast lidhur me Kosovën”, u shpreh Dodik

 

 

 

Advertisement