Connect with us

Bota

Pamje shqetësuese/ Efektivët rrahin për vdekje të riun: Ishte qejf

Departamenti i Policisë së Memphisit ka publikuar pamjet tronditëse të kamerës së trupit të oficerëve të policisë, të cilët rrahën për vdekje një 29-vjeçar me gjyrë të identifikuar si Tire Nichols. Videoja tregon 29-vjeçarin duke qarë dhe duke kërkuar nënën e tij teksa qëllohet brutalisht nga efektivët vetëm 80 metra larg banesës së tij.

‘Mami! Mami!’-  bërtet i riu, ndërkohë që oficerët i hedhin spraj me piper në fytyrë, dhe e godasin me shkelma e shkop metalik.

Kamerat kanë zbuluar edhe fjalët e efektivëve që pasi vranë të riun thanë: Ishte qejf!


I riu nuk mundi dot të mbijetojë edha pas dërgimit në spital dhe ndihmës së mjekësve. Të pesë oficerët e përfshirë në ngjarje u përballën me akuza për vrasje të shkallës së dytë. Prokurori i qarkut tha se megjithëse ata luajtën role të ndryshme, ata janë të gjithë përgjegjës.

Pas kësaj ngjarjeje, protestat kanë përfshirë mbarë Shtetet e Bashkuara duke rikthyer në kujtesë rastin e George Floyd që ndezi lëvizjen ‘blacklivesmatter’.

Advertisement