Pinknews
Loredana flet sërish për Mozzikun
Mozzik dhe Loredana padyshim janë ish- çifti më i përfolur shqiptar.
Dyshja vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe kaq kohë pas ndarjes së tyre.
Pak ditë pas këngës që u mor si thumb ndaj reperit, Loredana ka qenë në një live-stream me një personazh gjerman, i cili e ka “ngacmuar” për lidhjen e saj me Mozzik.
Ai e pyeti nëse mund ta pyste diçka për Mozzik ajo u treguar e hapur.
“Shpresoj të kthehesh prap me Mozzik”– i tha ai, por reperja ia ktheu: “Kjo nuk ishte pytje, por urdhër!”
Mëtej, ai tha: “Mozzik është djalë i mirë!”.
“Meqë po e thua ti”– ia ktheu Loredana duke lënë vend për interpretim dhe më pas kur u pyet: “A po thua që nuk është i mirë?”, Loredana u përgjigj: “Normal që është njeri i mirë, prandaj kam qenë me të për disa vite!”