Sport
Benzema “dirigjent” i sulmit “galaktik”
Real Madrid ka rigjetur fitoren në kampionat, teksa ka arritur të mposhtë me rezultatin e pastër 2 me 0, Valencian në një përballje ku treshja e sulmit shkëlqeu e tëra.
Pjesa e parë nisi me vrull nga “madrilenët”, të cilët arritën të gjenin golin në fundin e pjesës së parë, me anë të Antonio Rudiger, por një faull i shkaktuar në ndërtimin e aksionit u pikas nga sistemi VAR, i cili çoi në anullumin e golit.
Me nisjen e pjesës së dytë, Marco Asensio dhe Vinicius Junior shënuan 2 herë në minutat 52’ dhe 54’, duke i dhënë kështu fitoren “galaktikëve”. Për t’u theksuar është dhe performanca e Karim Benzema, i cili me 2 asistime e pozicionoi veten, si “dirigjent” të sulmit “galaktik”.
Me këtë fitore, Real Madrid arriti në kuotën e 45 pikëve, vetëm 5 më pak se Barcelona e vendit të parë.